13.1 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeTensionet në Kosovë/ Kurti bisedë me ministrin e Jashtëm italian: Të dy...

Tensionet në Kosovë/ Kurti bisedë me ministrin e Jashtëm italian: Të dy ramë dakord se situata duhet të qetësohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar përmes një postimi në Twitter se ka pasur një komunikim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në lidhje me situatën në veri të vendit.

Kurti shkroi se pas bisedës me ministrin italian, ky i fundit ka qenë dakord me kryeministrin kosovar për qetësimin e situatës.

“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments