8.9 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajme Tenderin ia dha mikut të tij / Nga Kryebashkiaku, tek Zv/kryetarja, 4...

 Tenderin ia dha mikut të tij / Nga Kryebashkiaku, tek Zv/kryetarja, 4 Drejtorë dhe Sekretari i Përgjithshëm, ja emrat e të arrestuarve në Bulqizë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri në pranga 8 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë, mes tyre edhe kryebashkiakun Lefter Alla dhe zv/kryetaren Enkelejda Lleshi.

Në mesin e të prangosurve vihet re që janë 4 persona në pozicionin e Drejtorit si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë.

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa SPAK njoftoi aksionin vetëm ditën e sotme.

Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender ndërtimi ujesjellësi dhe rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës me vlerë afro 3 milion euro.

Dyshohet se lLfter Alla ka favorizuar marrjen e tenderit nga shoku i tij Aqif Konesha.

Në pranga kanë rënë:

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare e Bashkise Bulqize

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish-Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit.

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)

Rasim Daci

Dalo Gazidedja

Ana Nishku (arrest shtëpie)

Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments