8.4 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaLajmeTemperatura në Kodrën e Diellit -3 gradë dhe 57 centimetra borë

Temperatura në Kodrën e Diellit -3 gradë dhe 57 centimetra borë

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -3 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 8 gradë është matur në Gjevgjeli.

Sipas DPHM deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Llazaropole, -1 në Hanet e Mavrovës, 0 në Kriva Pallankë, 1 në Berovë, Krushevë, 2 në Pretor, 3 në Ohër, Manastir, Prilep, Pozharan dhe Vinicë, 4 në Gjurishtë, dhe Topollçan, 5 në Tetovë, 6 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë, si dhe 7 gradë në Kavadar, Shkup-Zajçev Rid dhe Veles.

Në Kodrën e Diellit në orën 7, lartësia e shtresës së borës ka qenë 57 centimetra.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë shi të herëpashershëm lokalë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të herëpashershëm të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments