10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTemperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, -9 gradë Celsius! Ja çfarë...

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, -9 gradë Celsius! Ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

Në Berovë në orën 7 të mëngjesit janë matur -9 gradë Celsius, në Shkup-Petrovec -7, në Shtip, Strumicë, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë -6, ndërsa -5 në Kriva Pallankë, Kavadar, Shkup-“Zajçev Rid” dhe Gjevgjeli. Katër gradë nën zeron janë regjistruar në Manastir dhe Tetovë, -3 në Prilep, -2 në Vinicë dhe Dibër, -1 në Dojran, Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, ndërsa 1 gradë në Ohër, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Shtresa e borësnë Kodër të Diellit është pesë centimetra.

Gjatë natës moti ishte i ftohtë, posaçërisht në pjesët lindore të vendit. Sot në mëngjes, në pjesët qendrore, po mban mot kryesisht i vranët, ndërsa temperatura në viset më të larta është mbi zero me erë kryesisht të matur nga drejtimi jugperëndimor.

Sipas DPHM-së, moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në viset më të larta me borë, ndërsa në disa vende më të ulëta, reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 8 gradë. Nga nesër do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi jugor e cila do të ndikojë që temperaturat e ditës fillimisht të rriten gradualisht

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments