7 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeTemperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, -12 gradë Celsius! Ja çfarë...

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, -12 gradë Celsius! Ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit -12 gradë Celsius dhe në Berovë -10, në Kriva Pallankë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Hanet e Mavrovës janë matur minus gjashtë, në Vinicë, Kavadar, Krushevë minus pesë, në Gjevgjeli minus 4, Prilep dhe Dojran minus tre, Manastir dhe Kumanovë minus dy, në Shkup minus një dhe zero në Ohër, njoftoi DPHM.

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës me gjashtë centimetra lartësi, në Pozharan dy, ndërsa një centimetër në Gjurishtë. 

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me erë të dobët, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëviz nga -12 deri -3, ndërsa ajo maksimale nga 1 deri 8 gradë.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 3 gradë.Siç njofton DPHM-ja, deri të dielën do të mbajë mot stabil dhe më i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Të hënën dhe të martën do të ketë rritje të vranësirave dhe reshjeve lokale. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments