5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTemperatura më e ulët – 1 në Kodër të Diellit, Krushevë dhe...

Temperatura më e ulët – 1 në Kodër të Diellit, Krushevë dhe Llazaropole.

Temperatura e mëngjesit të sotëm në Maqedoni varion nga – 1 gradë në Kodër të Diellit, Krushevë dhe Lazaropole deri në 7 gradë në Gjevgjeli. Në Mavrovi Anovi është matur 0.1 gradë, ndërsa në Tetovë 2, Prilep, Manastir, Ohër 3 gradë, ndërsa në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë temperatura ka qenë prej 3 deri në 5 gradë Celsius.

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Dibër – 53 litra për metër katror, ​​pasuar nga Ohri me 38 litra dhe Mavrovi Anovi me 32 litra. Sasi të konsiderueshme të shiut kanë rënë edhe në Kodër të Diellit, Krushevë dhe Lazaropolë, ndërsa reshjet kanë qenë më të vogla në Tetovë, Shkup dhe vende të tjera.

Gjatë mëngjesit, lartësia e mbulesës së borës është matur në Popova Shapkë 47 centimetra, në Mavrovi Anovi 27 dhe në Krushevë 7 centimetra.

Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta do të ketë edhe borë. Do të fryjë erë mesatare veriore, sidomos në Povardari, ndërsa nga fundi i ditës vranësitë do të ulen dhe reshjet do të ndalen. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments