-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTel Avivi përgatitet për luftë, hapen 240 vendstrehime, mbyllen plazhet dhe sitet...

Tel Avivi përgatitet për luftë, hapen 240 vendstrehime, mbyllen plazhet dhe sitet kulturore

Zhvillimet e fundit në kampin e luftës, ku duket se Izraeli zgjeron frontin, duke sulmuar dhe militantët e Hamasit në Liban, ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për civilët, në rast të përshkallëzimit të konfliktit.

Bashkia e Tel Avivit, raporton A2 CNN, ka hapur tashmë 240 vendstrehime në të gjithë qytetin për shkak të rrezikut të raketave dhe dronëve dhe iu bën thirrje qytetarëve që nëse është e nevojshme mund të përdorin dhe parkingjet nëntokësore.

Aktivitetet rekreative janë anuluan, gjithashtu plazhet dhe institucionet kulturore u mbyllën, sipas udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm.

Të paktën 31 fshatra dhe zona përreth janë shënjestruar nga aeroplanët luftarakë izraelitë dhe dronët në Libanin jugor nga agimi deri në orën 10:30, teksa militantët e Hezbollah lëshuan qindra raketa në anën tjetër të kufirit. Paraprakisht, raportohet për 3 viktima në territorin libanez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments