23.2 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaTeherani i quan të turpshme urimet e Rutte-s,sekretarit të NATO-s, për Trumpin...

Teherani i quan të turpshme urimet e Rutte-s,sekretarit të NATO-s, për Trumpin pas sulmeve amerikane

Irani i quajti të turpshme urimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Donald Trump pas sulmeve të fundjavës nga SHBA-të në objektet kryesore bërthamore në Republikën Islamike.Është “e turpshme, e përçmueshme dhe e papërgjegjshme që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ta cilësojë si ‘vërtet të habitshme’ një akt kriminal agresioni kundër një shteti sovran”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai. Kushdo që “mbështet një krim konsiderohet bashkëpunëtor”, shtoi ai në një mesazh drejtuar H.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane po i referohej mesazhit të urimit që Mark Rutte i dërgoi Donald Trump, të cilin presidenti amerikan e zbuloi dje në platformën e tij Truth Social.“Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran. Është vërtet e mahnitshme dhe diçka që askush nuk ka guxuar ta bëjë”, tha Rutte për bombardimet amerikane të kryera të dielën kundër objekteve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments