Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nderuar kujtimin e babait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë, duke vizituar varrin ku prehet trupi i tij.
I shoqëruar nga forca policie, Thaçi u lejua sot të shkojë te varri i Haxhi Thaçit. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata Speciale nuk i dha leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, humbi betejën me sëmundjen.
“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti do t’i falënderoj dorë më dorë“, shkruhet në kurorën që Thaçi vendosi mbi varr.