-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTë të mbajnë drejtor me zor! Fatlind Ajdinit dy herë nuk ia...

Të të mbajnë drejtor me zor! Fatlind Ajdinit dy herë nuk ia pranojnë dorëheqjen

Edhe pse Fatlind Ajdini ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë dy herë ka dhënë dorëheqje, Ministria e Kulturës nuk ia kanë pranuar asnjërën dhe siç tregon ai, nuk i kanë dhënë asnjë sqarim se pse.“Arsyeja për dorëheqjen time janë pamundësia për të menaxhuar me projektin e madh të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Është një ndër investimet më të mëdha buxhetore për vitin 2021 dhe i është dhënë në dorëzim një institucioni të vogël siç është Qendra e Kulturës e cila nuk ka kapacitete, kuadro për të menaxhuar një projekt kaq të madh. Kjo është arsyeja kyçe dhe e vetme për dhënien e dorëheqjes”, tha Fatlind Ajdini – u.d drejtor i Qendrës për Kulturë – Tetovë.Të pyetur se pse nuk po e pranojnë dorëheqjen e ushtruesit të detyrës, nga Ministria e Kulturës i thanë TV21 se do ta bëjnë këtë dhe do të ketë konkurs të ri.“Ministria e Kulturës do ta pranojë dorëheqjen dhe aktualisht është në kërkim të një personi tjetër për të ushtruar detyrën e drejtorit”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Ajdini thotë se mund të qëndrojë drejtor nëse Ministria ia heq Qendrës për Kulturë kompetencat për Teatrin dhe Bibliotekën, në të kundërtën shpreson që ministria ta shpallë konkursin e dytë, pasi që në parin, në dhjetor 2024, u paraqit vetëm një kandidat që nuk i plotësonte kushtet.

Televizioni 21 mëson se në ndarjen e resorëve, posti i drejtorit të Qendrës për Kulturë në Tetovë i takon partisë Alternativa në kuadër të koalicionit VLEN, e cila nuk po arrin të gjejë një kuadër që do t’i plotësonte kushtet.

Përndryshe, projekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovë në vitin 2025 mbush plot 11 vite që ka nisur dhe ende nuk ka përfunduar. Për të është hapur lëndë në Prokurori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments