14.4 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Maj, 2025
BallinaLajmeTë shtënat në Tetovë, Policia me njoftim zyrtar

Të shtënat në Tetovë, Policia me njoftim zyrtar

Policia e Tetovës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes që lëmë pas, transmeton TV21.

Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, por autori edhe më tej mbetet i pakapshëm për Policinë.“Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku. Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë”, thuhet në njoftim./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments