Mbrëmë në ora 02.48 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” është raportuar se për kontroll mjekësor janë lajmëruar I.E.(22) dhe A.E.(18) nga fshati Haraçinë e Shkupit dhe A. A.(20 ) nga Shkupi.
Sipas buletinit policor më 26.02.2022 rreth orës 22.00 në fshatin Haraçinë, pas një debati të mëparshëm verbal dhe të prishjes së marrëdhënieve familjare me IE, i afërmi i tij R.E. me armë zjarri është qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.E., A.E. dhe A.A., por nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.