-4.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeTë rrinjtë e VMRO-DPMNE-së / Guerila Aksion para Parlamentit -Talati të...

Të rrinjtë e VMRO-DPMNE-së / Guerila Aksion para Parlamentit -Talati të ofrojë dorëheqjen

Unioni i Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë bëri një aksion gueril duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ata thonë se i kujtojnë edhe një herë Xhaferit se është koha të dëgjohet zëri i popullit dhe të japë dorëheqjen pas sjelljeve të turpshme në legjislativ.

Në vetëm pak kohë, Xhaferi është lidhur me tre skandale. Së pari publiku ishte dëshmitar sesi ai ofendonte dhe shante punonjësit e Kuvendit, diçka që e dëgjonte i gjithë vendi përmes shërbimit publik dhe për të njëjtën sjellje jo vetëm që nuk kërkoi falje, por nuk mbante asnjë përgjegjësi apo ndëshkim. .

Më pas erdhi lajmi se ai po takohej me njerëz nga Çeçenia që paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit dhe njerëz që janë veçanërisht të afërt me qeverinë ruse.

Dhe skandali i tretë ndodhi mbrëmë vonë kur Xhaferi mbylli deputetët në sallën e Kuvendit në kundërshtim me Rregulloren e Punës, duke ua kufizuar të drejtën e lëvizjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments