5.8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaTë paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore,më...

Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore,më shumë se 800,000 shtëpi ishin pa energji elektrike që nga pasditja e së dielës

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.Sipas poweroutage.us, më shumë se 800,000 shtëpi ishin pa energji elektrike që nga pasditja e së dielës. Në të njëjtën kohë, FlightAware raportoi se më shumë se 11,000 fluturime ishin anuluar.

Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin.

Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë – që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – që të paktën tetë persona kanë vdekur të shtunën, mirëpo shkaqet nuk janë përcaktuar ende.

Ekspertë për motin kanë paralajmëruar që njëra prej rreziqeve më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili mund t’i dëmtojë drunjtë, t’i shkatërrojë kabllot e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.

Ata besojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin e kushteve klimatike të çdo stine.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments