10.6 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeTë martën pritet që Komuna e Tetovës të nisë procedurat për kthimin...

Të martën pritet që Komuna e Tetovës të nisë procedurat për kthimin e pronës së uzurpuar

Të martën policia dhe Inspektorati Komunal i Tetovës do të lirojnë tokën e uzurpuar prej 3600 metrave katror. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami tha se do të zhvillon takim me policinë dhe inspektoratin për t’i koordinuar aksionet e nevojshme.

“Besoj që pas këtij takimi do takoj kryeshefin dhe do shoh a janë veprimet në përputhje udhëzimit të dhënë. Sigurisht që ata do dalin në terren dhe nëse do duhet edhe asistencën e policisë do e kërkojnë që ta kryejnë punën”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Policia është duke kërkuar uzurpuesin por akoma nuk e ka gjetur. Për të arritur deri tek ai, Policia e Tetovës ka thirr në bisedë informative të vëllain.

“Departamenti për krim të organizuar, pas verifikimit të gjendjes në terren me uzurpimin e vendit, sot ka thirrur në bisedë informative një person të përfshirë në këtë rast. Do të formohet lënda dhe e njëjta do të dorëzohet në Prokurorinë e Tetovës për masa të mëtejme”, thonë nga SPB Tetovë.

“Ndërkohë në terren, vazhdon të mbizotërojë e njëjta situatë. Njerëz brenda që punojnë ka, por që prej katër ditësh, ata funksionojnë me dyer të mbyllura me dry”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
Hapësirën në fjalë tek Qendra Sportive e Tetovës me një sipërfaqe 3600 metra katror, tentojnë ta privatizojnë dy persona edhe atë, një nga Tetova dhe një nga Shkupi. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments