Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga 31 dhjetori, nxënësit do të jenë në pushim dimëror, me çka edhe përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2024/2025.
Objektivat e paraqitura nga shkollat në fillim të vitit, janë realizuar shumë kënaqshëm falë angazhimit të të gjithë stafit të shkollës por gjithsesi edhe nxënësve, thonë mësimdhënësit.Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerësojnë si pozitive pjesën e parë të vitit shkollor.
“Pas disa vitesh me radhë, këtë vit shkollor nxënësit e filluan vitin të pajisur me tekste shkollore. Gjithashtu për arsimin e mesëm dhe për arsimin e mesëm profesional u miratuan dhe u përpiluan tekste për mbi 150 lëndë të ndryshme. Vlen të theksohet se për herë të parë në klasat e para me mësim në gjuhën shqipe u fut në përdorim si mjet didaktik shtesë edhe Abetarja e unifikuar kombëtare, një synim dhe kërkesë e kamotshme ndër nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë.”, theksojnë nga MASH.
Nxënësit do të do të rikthehen në bankat shkollore në gjysëmvjetorin e dytë me datë 20 janar.