12.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaTë gjithë njujorkezët duhet të vaksinohen deri më 27 dhjetor nëse duan...

Të gjithë njujorkezët duhet të vaksinohen deri më 27 dhjetor nëse duan të punojnë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka njoftuar se të gjithë banorët e qytetit më të madh amerikan do të duhet të vaksinohen deri më 27 dhjetor nëse duan të shkojnë në punë.

Punonjësit e sektorit publik duhet të vaksinohen tashmë, por vendimi do të shtrihet në sektorin privat, tha De Blasio për MSNBC. Vendimi hyn në fuqi më 27 dhjetor, shtoi ai.

“Ne në Nju Jork kemi vendosur të kryejmë një sulm parandalues,” tha De Blasio, i cili largohet nga detyra në fund të dhjetorit.

“Kemi shtamin e ri omicron si faktor të ri, kemi mot më të ftohtë që do të krijojë sfida të reja me variantin delta, kemi grumbullime festash”, shpjegoi ai, duke shtuar se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është detyrimi i vaksinimit.

Ai theksoi se Nju Jorku do të jetë qyteti i parë amerikan që do të vendosë detyrime vaksinimi për punëtorët e sektorit privat.

Vaksinat e detyrueshme për punonjësit e sektorit publik që hynë në fuqi këtë vjeshtë kanë nxitur rezistencë, ku disa punonjës kanë lënë punën e tyre. Megjithatë, shkalla e vaksinimit u rrit pas këtij vendimi.

Dhjetë raste të variantit omicron janë konfirmuar deri më tani në Nju Jork dhe De Blasio tha se duhet të supozohet se varianti tashmë po përhapet në komunitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments