Të enjten pritet të vizitoj Kosovën një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s, këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu bëhet e ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana. “Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, shkruan zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.