Prej në stacionin policorë në Tetovë sipas informacioneve të Tetovasot nga gazetari Nevrij Ademi,të dy myftitë Selver Xhemaili dhe Qani Nesimi, pritet të shkojnë për në Bashkësinë Fetare Islame në Shkup gjegjësisht për të takuar kreun e BFI së Shaqir Fetai dhe ndoshta për tu marrë vesh në tavolinë .
Këto tensione nisën javë më parë,kur BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore.
Sot në mëngjes u shkaktuan tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.
Më pas të dy myftitë ishin në stacionin policorë në Tetovë për të.sqaruar zhvillimet e sotme brenda myftisë së Tetovës përcjellë Tetovasot.
Poashtu rreth këtyre zhvillimeve pritet të prononcohen edhe nga BFI dhe vetë Myftia e Tetovës.Tetovasot