Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se të drejtat e shqiptarëve janë në fokus kryesor. Ajo u shpreh se në Shkup faktori shqiptar duhet të jetë më i bashkuar.
“Për të ruajtur kornizën e marrëveshjes së Ohrit në raport me përfaqësimin e shqiptarëve, edhe me gjuhën duhet të jetë në një linjë me interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Faktori shqiptar në qeveri apo institucionet drejtuese në Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë gardian dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve. Do të doja të ishte më i bashkuar”, tha ajo.
Po ashtu Spiropali tha se ndërhyrjet politike, përçajnë shqiptarët në Shkup.“Si Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë dhe uroj shumë të kenë në vazhdim qëndrime që përkojnë me interesin dhe mbrojtjen dhe të drejtat e lirive të shqiptarëve të RMV. Ashtu sic edhe i urojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut sukses në proceset e saj. Ne nuk besojmë se cështjet bilaterale duhet të ndikojnë te integrimi…Ashtu siç besojmë që edhe RMV ka detyrime për të përmbushur marrëveshje që kanë rënë dakord. Si Kosova dhe Shqipëria kanë detyrimin të garantojnë të drejtat e shqiptarëve në territore të tjera. Nuk besoj që në këtë rast Kosova ka intencione të tjera…Besoj që qeveria Kurti duhet dhe do mbajë qëndrime parimore sa i takon edhe zgjedhjeve që vijnë. Sa më shumë ndërhyrje të pavend të ketë , aq më të pavlera do jetë përpjekjet e shqiptarëve dhe aq me problematike do jenë raportet”, tha ajo.abcnews.al