4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Të dënohen veprimet e dhunshme”- Albin Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por...

“Të dënohen veprimet e dhunshme”- Albin Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi

Në një njoftim për shtyp pas takimit me ambasadoret e QUINT-it, zyra e shtypit të kryeministrit Kurti thekson se të gjitha aktet e dhunshme duhet të dënohen.

“Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe ato pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë joserbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Kurti në këtë takim thuhet se ka shprehur rëndësinë dhe nevojën për deeskalim të situatës.

“Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për deeskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments