Dy të burgosur janë përleshur sot në burgun “Idrizovë” dhe kanë përfunduar me lëndime në spital, mëson “Focus”.
Informacioni u konfirmua nga burgu dhe fillimisht dy të burgosurit, njëri me lëndime në kokë, tjetri në kofshë, u dërguan në spital.
Ndonëse ka pasur spekulime se në përleshje kanë marrë pjesë të dënuarit për sulmin në vendbanimin LAGJA E TRIMAVE të Kumanovës, menaxhmenti mohon se të lënduarit janë nga grupi i Kumanovës.
Jozyrtarisht, të burgosurit dyshohet se janë përleshur me lopata dhe shata, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Burgu siguron se situata është nën kontroll, policia e burgut është thirrur nga shtëpia dhe tani situata është qetësuar.
Pse u përleshën, si u plagosën dhe kush ishin të dënuarit do të dihet nesër kur pritet raporti i plotë nga Administrata për Parandalimin e Sanksioneve.