Dy nga të burgosurve e rastit “Lagja e Trimave” janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të njëjtit nga dje po kërkojnë mjekim dhe trajtim shtesë, tregojnë për TV21 familjarët e tyre. Kjo për shkak se ata rreth dy javë janë në grevë urie, e kërkesat e tyre nuk po merren parasysh. Se gjendja e tyre po përkeqësohet e konfirmoi edhe zv/drejtori i burgut të Shutkës, Sadush Arifi.