Rreth 30 mijë kredi të ashtuquajtura “të shpejta” apo sipas emrit të saktë “kredi konsumatorë”, të destinuara dhe të padestinuara, 15 vjet nuk mund të shlyhen nga ana e qytetarëve. Kjo do të thotë se kreditë jofunksionale në këtë sektor janë rreth 13-14%. Në shifra, diçka nën 20 milion euro qytetarët nuk mund t’ia kthejnë këtyre shoqërive. Nga Grupacioni thonë se për këtë janë ashpërsuar kriteret për miratimin e kredive. Përndryshe ligji lejon që të miratohen kredi deri në 70% ekspozim të qytetarëve, përkatësisht t’i mbeten vetëm 30% të të ardhurave për jetesë dhe se kjo nuk mund të prodhojë skllavëri borxhi.
Nga grupacioni thonë se tani për tani nuk kanë të dhëna për një nga praktikat siç janë keqpërdorimi i personave më të moshuar të familjes, përkatësisht se fëmijët apo nipat/mbesat i dërgojnë prindërit apo gjyshërit e tyre nga një filial në tjetrin dhe për disa orë para se të regjistrohen në sistem, marrin më shumë kredi. Thonë se kontrollet janë ashpërsuar dhe se nga sot qytetarët do të mund të ankohen në Odë nëse nuk respektohet kodeksi etik sipas së cilit punojnë 20 shoqëritë që janë pjesë e Grupacionit.
Nga grupacioni thonë se për shkak të konkurrencës së madhe, kohën e fundit normat e interesit kanë rënë në mënyrë drastike dhe se po afrohen në nivel të normave bankare që llogariten për kredi konsumatore. Ky sektor për të cilin vitin e kaluar në mënyrë drastike u ashpërsua rregullorja, në vitin 2024 kishte rritje të kreditimin prej 8%, përkundër sektorit bankar prej 11%. Ose shpjeguar në shifra, 172 milion euro të plasuara kundër 7 miliardë e 985 milion euro nga ana e bankave. Kjo do të thotë se shoqëritë jobankare financiare marrin pjesë me 2.1% të kreditimin në vend.