7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTavarari për “Fokus” flet për koalicionimet dhe Qeverinë e ardhshme

Tavarari për “Fokus” flet për koalicionimet dhe Qeverinë e ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistë për ‘Fokus’ thotë se nuk e ka të qartë se kush do të fitojë zgjedhjet në bllokun maqedonas.

“Sa i përket bllokut shqiptar, shpresoj për çlirim nga BDI. Si mund të flasim për zhvillim dhe ndryshime për të mirë kur për 18 vite jetojmë në një sistem njëpartiak, në të cilin korrupsioni dhe revanshizmi kanë qenë ‘adutët’ kryesore”, thotë Taravari. Maqedoni. Taravari shton se po bisedojnë me Lëvizjen Besa dhe partinë Alternativa për koalicion parazgjedhor duke theksuar kështu se nevojat dhe disponimi i votuesve çojnë Aleancën për Shqiptarët të jetë pjesë e koalicionit që do ta fitojë BDI-në. “Formimi i Qeverisë varet nga dy çështje, numrat dhe pajtueshmëria e programeve. Në mënyrë absolute s’do bashkëpunojmë me asnjë nga partitë më të mëdha maqedonase nëse nuk përmbushen këto kushte. Partneri ynë më i dëshiruar do të jetë ai që do të dëshmojë se e ardhmja e shtetit është shumë më e rëndësishme se lufta për të mbetur në pushtet”, thekson Taravari.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments