Forcat detare ruse do të marrin në dorëzim 40 mjete të reja detare e luftanije në vitin 2020, tha dje Admiral Nikolai Yevmenov në një intervistë me revistën e Ministrisë së Mbrojtjes “Krasnaya Zvezda”.
“Në total 40 anije të kategorive të ndryshme do të hyjnë në shërbim me marinën ruse në 2020,” tha admirali duke sugjeruar se kjo tregon zbatim të suksesshëm të planeve të ndërtimit të anijeve në Rusi.
Admirali citonte si shembuj mjetet e sapoprodhuara oqeanike korveta Retivy dhe frigata Admiral Golovko.
“Ekuipazhet e tyre kanë kryer programet e trajnimit në qendrën e marinës”, tha ai duke shtuar se Admiral Golovko është luftanija e tretë e projektit 22350 me frigatat më të avancuara ruse të armatosura me raketa Oniks e Kalibr si dhe sisteme mbrojtëse.FOTO GALERI1/4
Inaugurohet korvta e re Retivy