6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeTarifat e Trump, Rama: Nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim

Tarifat e Trump, Rama: Nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet për luftën tregtare që ka nisur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, praktikisht me gjithë botën, përfshi edhe vendin tonë.

“Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është shumë e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë dhe volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Dhe në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama duke folur në një konferencë për mediat në Tiranë bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas.

Sipas shifrave të publikuara nga administrata amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë 10% ndaj produkteve shqiptare, një shifër shumë më e ulët se pjesa kryesore e vendeve të rajonit. Edhe ndaj Kosovës është vendosur një tarifë e njëjtë, ndërsa ndaj Serbisë shifra shkon në 37%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments