Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se “është mirë të shohësh se bota e di se ne jemi seriozë” për adresimin e çekuilibrave tregtarë me vendet e tjera, duke pretenduar se liderët botërorë dhe drejtuesit e biznesit kanë kërkuar lehtësim nga tarifat që kur ato u njoftuan në fillim të këtij muaji, transmeton AA.Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se deklarata e tij e 2 prillit për “Ditën e Çlirimit” – e cila prezantoi tarifa reciproke për vendet që ai akuzon për praktika të padrejta tregtare – ka nxitur kontakte nga qeveritë e huaja dhe udhëheqësit e korporatave
“Ata duhet të korrigjojnë gabimet e dekadave të abuzimit, por nuk do të jetë e lehtë për ta,” shkroi ai. “Ne duhet të rindërtojmë Pasurinë e Vendit tonë të Madh dhe të krijojmë RECIPROCITET të vërtetë.”
Gjatë javëve të fundit, Trump ka njoftuar një sërë politikash tarifore, duke lëshuar deklarata të ndryshueshme që kanë ngritur shqetësime për paqëndrueshmërinë ekonomike globale.