Arben Taravari edhe zyrtarisht i ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski dorëheqjen nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, përcjell TV21. Taravari në letër shkruan se ky hap është në interes më të mirë të institucionit dhe parimeve të tij profesionale.
“Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale”, thuhet mes tjerash në letrën e dorëheqjes së Taravarit.
