30.3 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaLajmeTaravari: VMRO po fshihet pas “të pavarurve” dhe po e detyron VLEN-in...

Taravari: VMRO po fshihet pas “të pavarurve” dhe po e detyron VLEN-in t’i mbështesë – shqiptarët u zhveshën nga pushteti qendror, tani po tentohet edhe nga ai lokal!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar një manovër politike të rrezikshme mënyrën se si po paraqiten disa kandidatura në komunat shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“VMRO po fshihet pas disa kandidaturave ‘të pavarura’ shqiptare dhe po ua imponon ato partnerëve të VLEN-it, duke i detyruar që t’i përkrahin publikisht,” deklaroi Taravari.

Ai përmendi konkretisht komunat si Struga, Gostivari dhe disa të tjera, ku po zhvillohet një lojë politike e qartë: emra të caktuar po paraqiten si të pavarur, por në thelb janë kandidatë të përzgjedhur dhe të mbështetur nga VMRO.

Sipas Taravarit, kjo është një formë e re e manipulimit politik, ku shqiptarëve po u jepet vetëm pamja e përfaqësimit, ndërsa në realitet kandidatët nuk janë as nga komuniteti, as me vullnetin e tij.

“Në këtë mënyrë, do të kemi kryetarë komunash shqiptarë vetëm në emër, por pa asnjë kompetencë reale, të rrethuar nga administrata dhe vendimmarrje e kontrolluar nga VMRO,” theksoi Taravari.

Ai paralajmëroi se kjo lojë e rrezikshme e imponimeve politike, në bashkëpunim me një pjesë të VLEN-it, rrezikon të përjashtojë realisht shqiptarët nga pushteti lokal, edhe kur formalisht ata mbajnë pozitat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments