5.4 C
Tetovo
E hënë, 2 Mars, 2026
BallinaLajmeTaravari: VLEN pa pushtet mori 107 mijë vota, tani me pushtet ranë...

Taravari: VLEN pa pushtet mori 107 mijë vota, tani me pushtet ranë në 91 mijë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato të fundit, duke theksuar rënien e votave të koalicionit VLEN pavarësisht se tashmë ndodhet në pushtet.

“107 mijë vota i morën më 8 maj të vitit 2024. VLEN-i. Pa ministra, pa punësime, pa zëvendës/ministra, pa sekretar shtetëror, pa premtime, pa qeveri. 107 mijë vota i mori VLEN-i. I kemi marrë 107 mijë vota. Tash, i kanë marrë 91 mijë vota me 6 ministra, me 7 zëvendës/ministra, me 200 drejtori. Ato thonë disa mijë punësime, që nuk janë as 1500, por ja të themi 2 mijë punësime, mesatare ta marrim. Edhe i kanë marrë 91 mijë vota. Çdo parti, vitin e parë dhe vitin e dytë, kur vjen në pushtet, pritet të ketë njëfarë rritje, këto kanë pasë rënie të votave. Ku shkuan ato vota?”, deklaroi Taravari. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments