6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeTaravari: VLEN është e dobët në qeveri, anketat tregojnë se as qytetarët...

Taravari: VLEN është e dobët në qeveri, anketat tregojnë se as qytetarët s’janë të kënaqur

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka thënë ai në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1. se VLEN është i dobët funksional në Qeveri.

Ai tha se brenda VLEN ka telashe dhe diskordinime, e që sipas tij janë evidente.

“Ne përveç se duhet të mendojmë për VLEN-in të jetë funksional, sa më funksional. Bindja ime vazhdon që të jetë se është dobët funksional në Qeveri, përformon pak dobët. Kemi telashe dhe kjo është evidente…P.sh reformat, ndryshime, sjellje ligjesh, pra ka një fare diskordinimi që është evident. Çdo kush prej katër miqve të mijë që jemi në VLEN mund edhe të mos e thotë, por praktikisht çdo qytetarë ta thotë dhe çdo anëtari i Qeverisë që është aty se disi nuk funksiononi siç duhet”, tha ai.

Më tej, ai ka thënë se ka zëvendësministra të margjinalizuar dhe kjo po ndikon edhe kryerjen e shumë proceseve.

“Zëvëndsministriat unë mendoj që jo pak, por pak si shumë kanë qenë të margjinalizuar në disa institucione. Kemi edhe super ministra… ka edhe të atillë që kanë qenë perfekt, por ka të atillë që kanë pasur telashe… Ka edhe disa zëvendësdrejtora që për arsyeje të asaj që e shohin që udhëheqësia e VLENI-it është disi e diskordinuar vonojnë shumë punë, procese të cilat do të na ndihmonin si koalicion që të dukemi shumë më mirë jashtë”, ka thënë ai në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Taravari po ashtu ka shtuar se anketat tregojnë që qytetarët janë të pakënaqur me punët e VLEN në qeveri.

“Mua më dëshpëron fakti që kur i shoh anketat qytetarët nuk janë të kënaqur prej mënyrës si performojmë ne. Nëntë muaj është dhe nuk është një kohë për të thënë se çdo gjë është tragjike, unë nuk them që nuk ka rezultate se ka edhe rezultate të arritura por nga programi ynë zgjedhor nuk kemi arritur shumë gjëra ti ecim ama kemi mundur ta bëjmë, kemi pasur mundësi të ishim shumë më të koordinuar”, ka shtuar Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments