Dje në Prekaz vizituan familjen Jashari liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bashkë me kandidatin e tyre për president të vendit, Arben Taravari, përcjell TV21. Më vonë familjen Jashari e vizitoi edhe kryeministri teknik Talat Xhaferi. Mirëpo ky i fundit mungoi në Akademinë përkujtimore për epopenë e UÇK-së, ku ishte prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili takoi Arben Taravari.



I pyetur nga TV21 se pse si kryeministër teknik nuk takoi homologune e tij në Kosovë, Xhaferi tha:
“Atje ku kisha ftesë, atje isha”