Kryeministri Hristijan Mickoski mohon se ka bisedime që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç tha Arben Taravari nga VLEN në Daily Click në TV21. Mickoski shkurtimisht tha se “nuk ka bisedime të këtilla”.TV21: Pyetja e dytë është rreth paralajmërimit që e dha mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, partneri juaj i koalicionit në emision në TV21, duke thënë se deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, gjuha shqipe do të barazohet me gjuhën maqedonase, praktikisht do të bëhet zyrtare. Sa real është ky paralajmërim? Faleminderit.
“Pra, nuk ka pasur bisedime të këtilla”, tha Mickoski.