18.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Korrik, 2025
BallinaLajmeTaravari takon kongresisten amerikane Nicole Malliotakis në SHBA

Taravari takon kongresisten amerikane Nicole Malliotakis në SHBA

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe miku i tyre Ilir Rusi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresisten republikane, znj. Nicole Malliotakis.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson këtë bisedë si “të vyer” dhe shpreh kënaqësinë për këtë takim.

“Sot me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabanin dhe mikun tonë z. Ilir Rusin patëm një bisedë të vyer me kongresisten republikane znj. Nicole Malliotakis. Kënaqësi!”, ka shkruar Taravari.

Vizita e delegacionit të Aleancës për Shqiptarët në SHBA vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar dhe përfaqësues të rëndësishëm politik në Uashington.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments