Lideri i Aleancës për Shqiptarë Arben Taravari, ka komentuar incidetin e shkaktuar në M-NAV duke e cilësuar si incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare.
“Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare.
Ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti.
Përshëndes reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur dhe të mos përsëriten më asnjëherë.
Njëkohësisht kërkojmë nga autoritet përgjegjëse që të rrisin nivelin e sigurisë në objektet dhe institucionet e këtilla, ndërsa të hetohet edhe mënyra se si sulmuesit pa autorizim kanë arritur të futen në kullën e kontrollit”, ka shkruar Taravari.