2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTaravari reagon pasi Grubi dhe familja e tij u sanksionuan nga SHBA

Taravari reagon pasi Grubi dhe familja e tij u sanksionuan nga SHBA

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kandidati për President, Arben Taravari, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është futur në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bahskë me familjen e tij.

Taravari në profilin e tij në Facebook ka shkruar “Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në “Listën e Zezë” ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

ë njoftim thuhet se ata janë përfshirë në korrupsion. Pjesë e kësaj liste janë edhe familjarët e ngushtë të Grubit.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov u përcaktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni caktohen edhe familjarët e ngushtë të Grubit”, thuhet në njoftim.

Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Aggeler tha se vendimi i 9 dhjetorit i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin “është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i [fusin në listën e zezë] ata të cilët përfshihen në korrupsion të madh, i cili i minon institucionet demokratike dhe prish besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin, ndërsa llogaridhënia është jetike për të përparuar”, tha Aggeler.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments