Arben Taravari, i pranishëm në emisionin ZRAK me doktoreshën Marina, tha se gjatë kësaj periudhe që e ka marrë nën menaxhim Ministrinë e Shëndetësisë ka bërë punë të mëdha e të dobishme si për punëtorët shëndetësorë ngjashëm edhe për pacientët, si për listën pozitive të barnave e punësimin e 1800 “Tani mos të flasim për të arritura tjera në shëndetësi, siç është punësimi i 1800 punëtorëve të ri shëndetësor. Dhe, nuk do mend që ky është proces që kërkon kohë për selektim kuadrovik, pastaj po presim prej Ministrisë së Financave dhe kjo gjë shumë shpejt do të përfundoj. Pra, flitet për javët në vijim”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.