Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka zhvilluar takimin e radhës me ambasadorin e Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva.
Ky takim që u zhvillua në selinë e ASH-së në Shkup vjen pas vazhdës së takimeve me ambasadorët e shteteve evropiane.
“Në takim dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon dhe u dakorduan për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht duke përmbyllur ndryshimet kushtetuese sa më herët që të jetë e mundur dhe duke përshpejtuar reformat evropiane, me theks të veçantë në shtetin e së drejtës dhe luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ASH-së