Mbi 2500 të punësuar në shëndetësi vazhdojnë të mbeten pa kontrata dhe tash e disa muaj nuk marrin paga. Ministri Arben Taravari thotë se deri në fund të vitit gjysmës prej tyre do t’u jepen kontrata, ndërsa gjysmës tjetër gjatë vitit 2025.Këtë Taravari e tha gjatë vizitës në Spitalin Klinik të Tetovës. I pyetur se çfarë ndodhi me aparatin e rezonancës magnetike që u dëmtua gjatë vërshimeve në Tetovë, ministri tregoi se po punohet dhe se do të rregullohet.
Këtë Taravari e tha gjatë vizitës në Spitalin Klinik të Tetovës. I pyetur se çfarë ndodhi me aparatin e rezonancës magnetike që u dëmtua gjatë vërshimeve në Tetovë, ministri tregoi se po punohet dhe se do të rregullohet.Sa i përket mungesës së pajisjeve tjera në spitalin e Tetovës, Taravari tha se është i gatshëm që të investojnë, por pret që drejtori i spitalit të bëjë kërkesë në ministri. Për këtë vit, u shpreh se prioritet mbetet ndërtimi i spitalit të Kërçovës dhe investimet në Tetovë dhe Shtip.