10.1 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Prill, 2025
BallinaLajmeTaravari pesimist: Ndryshimet kushtetuese duken të vështira!

Taravari pesimist: Ndryshimet kushtetuese duken të vështira!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, i pyetur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se në fillim ishte optimist se mund të realizohen të njëjta, por se tani i duket e vështirë.

“Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 mua, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta ka të drejtë, se ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë. Sidoqoftë VMRO-DPMNE ka 58 deputetë dhe pa ata nuk mund të bëhen ndryshimet”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments