Në një prononcim për televizionin Telma, Arben Taravari mohon se koalicioni i tij do të menaxhojë gjashtë ministri dhe shton se është ende herët për të saktësuar. Ai gjithashtu mohon se tashmë është arritur marrëveshje që “Vredi” të caktohet në postin e kryetarit të Kuvendit.
Ekipet e VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së punojnë intensivisht, mendoj se janë në përfundim të programit të përbashkët. Zgjidhjet kadrore kanë filluar, por ende nuk ka marrëveshje, ndaj të gjitha lajmet që dalin janë dezinformata deri në një marrëveshje përfundimtare. Natyrisht që një kryetar i Kuvendit është një nga kërkesat tona, thotë Taravari.