linku http://lajmpress.org/taravari-per-lajm-nuk-i-japim-llogari-levizjes-besa-video/
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se ASH-ja nuk i jep llogari Lëvizjes BESA apo Alternativës lidhur me koalicionin trepalësh. Ai ka sqaruar se nesër apo pasnesër ASH-ja do ta bëj publik qendrimin partiak lidhur me çështjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 12 prillit.
“Lëvizja Besa është parti politike siç është Aleanca për Shqiptarët apo Aleternativa. Ne nuk japim llogari para askujt përveç para qytetarëve, para anëtërëve të Kuvendit të partisë dhe Kryesisë Qendrore. Ne së shpejti, shpresoj sot ose nesër si parti politike, do të dalim dhe do të tregojmë qendrimin tonë në lidhje me koalicionin trepalësh edhe pse ne konstatojmë se gjasat po zvogëlohen gjithnjë e më shumë, gatise nuk ekzistojnë më gjasa për koalicion trepalësh dhe s’kemi çfarë japim llogari para Lëvizjes BESA, Alternativës apo dikujt tjetër”, tha Taravari për gazetën LAJM.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.