Ka përfunduar takimi në Tiranë mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë relaksuese për fillimin e vitit. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell Klan Macedonia.
Sipas Taravarit, nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe “pro” ndryshimeve kushtetuese.
Kreu i ASH-së në fund tha se nëse një takim të tillë do të ftonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kënaqësi do të merrte pjesë në të.Taravari nuk deshi të komentojë mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim/KlanMacedonia