22.1 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeTaravari pas deklaratës së Snopçes: Duhet të konsultohemi dhe të sinkronizohemi më...

Taravari pas deklaratës së Snopçes: Duhet të konsultohemi dhe të sinkronizohemi më shpesh me partnerët e qeverisë. Marrëdhëniet në Qeveri janë korrekte

Marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë janë korrekte, Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por duhet konsultime dhe sinkronizim më i shpeshtë mes partive në pushtet, sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, pjesë e koalicionit “VLEN”.

Deklarata e bërë nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së, i referohet deklaratës së fundit të deputetit Halil Snopçe, i cili tha se “VLEN” do të largohet nga koalicioni qeveritar nëse miratohet ligji për mbrojtësit. Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, e komentoi këtë: “I qoftë me fat”.

“Mund të them se raportet mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së janë mjaft korrekte. Në nivelin e kryetarëve të partive. Natyrisht, edhe ‘VLEN’ dhe VMRO-DPMNE kanë struktura partiake. Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël diku që nuk mund të them të njëjtën gjë për ZNAM dhe ‘VLEN’. Mirëpo, marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku ‘VLEN’ dhe ZNAM janë korrekte dhe jemi munduar që këto njëqind ditë të jemi sa më të sinkronizuar, por diku ka pasur keqkuptime, diku ka pasur shpërthime që nuk kanë qenë të koordinuar siç duhet, prandaj na duhet kohë për t’u sinkronizuar totalisht dhe plotësisht dhe që kjo të shihet edhe nga qytetarët”, tha ministri i Shëndetësisë nga Nju Jorku.

Sipas Taravarit, reagimi i Snopçes në lidhje me ligjin për “branitellat” ka qenë ashtu siç duhet, por ai shpreson se shumica qeveritare do të ketë koordinim për ta tejkaluar këtë problem të vogël, siç tha ai, për të cilin e drejtoi gishtin nga LSDM dhe BDI, duke vlerësuar se janë të koordinuar për të nxitur përçarje në koalicionin qeverisës.

“Përgjithësisht mendoj se kur planifikojmë të sjellim diçka si qeveri, duhet të sinkronizojmë dhe të njoftohemi nga njëri-tjetri, ndaj edhe reagimi i zotit Snopçe ka qenë në këtë drejtim. Pra, ne nuk jemi të njoftuar, jemi në thelb kundër çdo gjëje që të kalojë pa rënë dakord mes nesh. Reagimi i Snopçes ka qenë ashtu siç duhet dhe shpresoj se do të kemi koordinim mes nesh dhe do ta kalojmë këtë problem të vogël që po e provon BDI-ja me LSDM-në. Mendoj se janë të koordinuar për të vënë, për të hedhur shkëndija në funksionimin e koalicionit në shumicën qeverisëse”, tha Taravari.

Deputeti Halil Snopçe pardje në një dalje televizive tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, por edhe nëse miratohet ligji për “branitellat”, koalicioni “VLEN” do të largohet nga Qeveria.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Snopçes, kryeministri Hristijan Mickoski tha shkurt: “I qoftë me fat”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments