Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ngriti hetim për keqpërdorim dhe korrupsion ndaj ish-drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri.
Sipas Taravarit, kontrolle të këtilla do të zbatohen në të gjitha klinikat dhe institucionet shtetërore.
“Ka indicje se ka pasur keqpërdorim nga ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, por na jepni hapësirë të dalim me fakte nëse kjo është e vërtetë dhe nëse nuk e vërtetojmë do të mbesin vetëm indicje. Kemi vetëm një revizor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbi 150 institucione shëndetësore u do t’i kontrollojmë shumicën prej tyre. Na duhet kohë për të dale me raporte konkrete për keqpërdorime”, u shpreh Taravari.
Ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri hedh poshtë akuzat e Taravarit duke thënë se investimet në spitalin e Tetovës kanë qenë transparente dhe në kohën e tij, spitali ka pasur ndryshime të mëdha.