Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Click plus”, në pyetjen nëse Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e shumicës qeveritare, u shpreh se një ofertë të tillë ende nuk ka, por nëse ka, janë organet partiake ato që vendosin nëse pranohet oferta ose jo.
“Unë jam një njeri në parti. Për momentin jamë ushtrues detyra i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe nëse ka një ofertë të tillë, janë organet partiake ato që vendosin”, deklaroi Taravari.
Taravari theksoi se dorëheqja e ish-kryetarit Ziadin Sela është e parevokueshme dhe se bashkë me Selën, bëjnë riorganizimin e strukturave partiake.
“Ndryshimi nën udhëheqjen time është i karakterit teknik.Kemi vizituar bazën në terren. Duke vendosur kontakte direkte me njerëzit. Kemi prurje të reja e sidomos figura të spikatura të shoqërisë”, u shpreh Taravari.
Ai u shpreh se tashmë janë kaluar mbi 10 degë të ASH-së dhe do të vazhdohet me ristrukturimin e nëndegëve, ndërsa në pyetjen nëse ASH do t’i fitojë zgjedhjet, Taravari u shpreh se vetëm puna mund t’i fitojë zgjedhjet, ashtu sikurse në Gostivar.