3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Nëse Ali Ahmeti do që të maten forcat VLEN-BDI, vitin e...

Taravari: Nëse Ali Ahmeti do që të maten forcat VLEN-BDI, vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale.Mos të brengoset, të jetë rehat Ali Ahmeti! Gjuha shqipe vazhdon të jetë zyrtare në RMV

Arben Taravari nga VLEN ka komentuar kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të vitit të ardhshëm, përcjell TV21. Taravari thotë se nëse kreu i integristëve, Ali Ahmeti do që të maten forcat mes VLEN-it dhe BDI-së, atëherë kjo sipas tij do të bëhet në zgjedhjet e rregullta lokale.

“Sa i mbaruam zgjedhjet, para 5-6 muajsh. Ne jemi të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet. Duhet të kemi një konsensus më të gjerë nëse shkohet në zgjedhje. Në qoftë se e ka për të matur forcat sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja, mendoj se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, tha mes tjerash Taravari.I pyetur për deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili tha se të gjitha sheshet e Shkupit do të mbushen në rast se preket gjuha shqipe, Arben Taravari nga VLEN tha se ai nuk duhet të shqetësohet, ngase sipas Taravarit, gjuha shqipe do të vazhdojë të mbetet zyrtare në RMV.“Nuk duhet të brengoset aspak z.Ahmeti se nuk rrezikohet aspak gjuha shqipe. Gjuha shqipe vazhdon të jetë zyrtare në RMV. Unë i kisha porosit që të jetë i rehatshëm, të fokusohet më shumë në reformimin e partisë dhe në reformimin në opozitë”, shtoi mes tjerash Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments