6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeTaravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë...

Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë

Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në “Click Plus” në TV21 tha se koalicionit VLEN i mungon kualiteti i kuadrove, kjo sepse sipas tij, mungon sinkronizimi mes partive politike në koalicion.

“Unë mendoj se VLEN-i, në aspekt sidomos kuanitativ, është në rregull, në aspekt kualitativ, këtu mendoj se ngecim, edhe atë më shumë për shkak të, them, desinkronizimit dhe jo-funksionalitetit të mirë mes nesh si partnerë të koalicionit”.I pyetur për deklaratat e nënkryetarit të Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, i cili tha se “nëse VLEN-i s’ka fuqi, atëherë pse funksionarët e Taravarit pranuan poste”, kryetari i ASH-së thotë se ministritë që i udhëheq partia e tij, janë relativisht mirë.

“Imagjinoni ju, ke zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë një ditë në javë në punë. Të VLEN-it? Të VLEN-it. Ka drejtorë apo zëvendësdrejtorë që janë të margjinalizuar, që nuk është në rregull. TV21: Dmth margjinalizohen sepse nuk kanë pushtet? Po ose nuk kanë pushtet, ose nuk janë gjindur këtu nuk them vetëm të partive të tjera, të Aleancës janë super, ka pasë. Edhe ky është fakt i pamohueshëm, prandaj unë e thash këtë në aspekt kualitativ, nëse Blerim Sejdiu mendon se është perfekt çdo gjë…unë…Kryesisht pozicionet që i kanë pranuar drejtorët e Taravarit, janë duke bërë punë. Merreni vetëm në shëndetësi, drejtorët ku janë të Taravaritm dallohen prej krejt drejtorëve të tjerë, jo që unë iu ndihmoj, por që kanë kapacitete menaxhuese të mira”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments