Në komisionet parlamentare kaluan ndryshimet në ligjin për shëndetësinë që duhet të shfuqizojë drejtorët ekonomikë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se me këtë do të kursehen rreth 2 milionë euro dhe puna e klinikave do të jetë më efektive.
Por fjalimi i Taravarit në gjuhën maqedonase shkaktoi reagime të ashpra nga Ilire Dauti nga ASH e Selës.
Ilir Hasni reagoi pse në kohë nuk i kanë marrë materialet nga propozim ndryshimet e Ligjit që të mund t’i shqyrtojnë, por i kanë marrë vetëm një orë e gjysmë para fillimit të seancës së Komisionit.
Por Bojan Stojanovski nga DPMNE-ja kërkoi që të bisedohet për ndryshimet e ligjit, e jo për përdorimin e gjuhës shqipe.Duke komentuar propozim ndryshimet e Ligjit, Fatmir Bityqi nga LSDM tha se do ta mbështet ligjin, por se me shfuqizimin e drejtorëve ekonomik do të kursehet shumë më pak sesa siç thuhet se do të kursehen 2 milionë euro në nivel vjetor.